Pas një debati të ndodhur ditën e sotme në procesin e rinumërimit, mes deputetit të PD-së Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS-it Ilir Rusmaili, KAS ndaloi hyrjen e tij në ambientet e rinumërimit në Pallatin e Sportit ‘Farie Hoti’.
Dogjani, pas disa orësh nga debati i paradites, u kthye sërish në ambientet ku po zhvillohet procesi, duke sfiduar urdhrin. Pas disa minutash nga hyrja e tij, janë parë uniformat e policisë, të cilat i kanë bërë të ditur vendimin. Dogjani ka pranuar të dalë, edhe pse është shprehur se vendimi është i padrejtë.