Shalsi për Kotin: Nuk gjeti kurajon t'i shpjegonte ambasadores Kim përse mbështet 'non gratën'! Të dëshpëruarit thonë gjëra të dëshpëruara

7 Tetor 2022, 17:58

Eduard Shalsi, Kryetari i komisionit të Ekonomisë foli për takimin me ambasadoren Yuri Kim ndërsa ishte e pranishme edhe deputetja e PD, Sorina Koti, për të cilën tha se nuk e gjeti kurajon t’i thoshte arsyen përse mbështet Sali Berishën.

Për nënkryetaren e Komisionit të Ekomonisë, Shalsi tha se “Koti është pjesë një kontigjent politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga një partner strategjik si SHBA”.

“Sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik. Është e kuptueshme, njerëzit e dëshpëruar thonë dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara”, u shpreh Shalsi.