Shantazhonte bizneset me 1 mln lekë gjobë ose mbyllje aktiviteti në këmbim të 500 mijë lekëve ryshfet brenda 24 orëve, SPAK prangos inspektorin e ISHSH në Tiranë

25 Maj 2023, 18:59 | Përditesimi i fundit: 2023-05-25 18:59:35

Një inspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor është prangosur me urdhër të SPAK në flagrancë pasi i ushtronte presion bizneseve gjatë kontrollit se nuk kishin plotësuar dokumentacionin dhe se do të gjobiteshin me 1 mln lekë të reja ose do ti mbyllje aktiviteti. Që kjo të mos ndodhte inspektori kërkonte 500 mijë lekë ryshfet brenda 24 orëve.