SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 milionë dollarësh në fushën e energjisë

28 Korrik 2022, 19:20

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan të mërkurën në Uashington marrëveshjen e programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit përmes së cilës pritet të investohen mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë. 202 milionë do të sigurohen nga qeveria amerikane.