SHBA, Kim certifikon PD e Alibeaj, reagon Berisha (8 mars 2023)

9 Mars 2023, 07:11

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj është shprehur se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm Ilir Metës në takimin që ka zhvilluar ditën e sotme në selinë e Partisë së Lirisë. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’, Haklaj tha se Kim ia ka bërë të qartë Metës së nëse do i jap partinë Sali Berishës për t’u regjistruar në 14 maj, atëherë edhe ai do të shpallet Non Grata nga SHBA-ja.