Shehaj akuza qeverisë: Më keni mbyllur biznesin! Hakmarrje politike e Ramës për të më intimiduar dhe mbyllur gojën

20 Tetor 2022, 17:22 | Përditesimi i fundit: 2022-10-20 21:29:51

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë se i ka mbyllur biznesin dhe kjo për shkak të hakmarrjes politike të Edi Ramës. Shehaj tha se qeveria i ka dërguar policinë në ambientet e biznesit të tij dhe kjo është bërë vetëm për t'i mbyllur gojën.