Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj nga Vlora tha se arsyeja pse PD humbi zgjedhjet më 25 prill është se sipas tij janë marrë vendimet e gabuara. Nëse Basha vijon ta drejtojë partinë sipas Shehaj kjo do të ishte vetëvrasje për PD, pasi rrezikon të vazhdojë të jetë në opozitë për 12 vjet.
"Demokratët rrezikojnë të jenë në opozitë për 12 vjet. Askush nuk do te mbaje përgjegjesi. Po thonë hunbën për masakrën elektorale, është e pa mohueshme por nuk e ndryshojmë dot rezultatin. Arsyeja pse humbën zgjedhjet është se janë marrë vendime të gabuara. Te sillemi si europian. Luderi i pd te lidh fatin me rezultatin, nese humbet ne zgjedhje largohet. Vetëvrasje vazhdimi me këtë lidership. Duhet ndryshuar", tha ai.


















