Shembet shtëpia muzeale 124-vjeçare e familjes Fico në Gjirokastër, shpëton 90-vjeçarja: Isha duke fjetur, thashë ç’është kjo ëndërr

28 Shkurt, 14:58 | Përditesimi: 28 Shkurt, 14:58

Është shembur pjesa shtëpia muze e familjes Fico në Gjirokastër për shkak të amortizimit dhe mos ndërhyrjen nga shteti edhe pse është monument kulturë i kategorisë së parë. Një pjesë e murit anësor është shembur dhe nuk dihet se kur do ndërhyhet për riparimin e saj. Fatmirësisht ka shpëtuar 90-vjeçarja Lule Fico që jeton e vetme në banesën karakteristike, ndërtuar 124 vite më parë.

E.H/Shqiptarja.com