Shëngjin/ Gomonia që po tërhiqej nga një makinë shkëputet dhe përfundon në trotuar, përplas një tjetër mjet

8 Gusht 2022, 21:58

SHËNGJIN- Gomonet problem në det, por edhe në tokë! Një situatë e pazakontë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një gomone e cila po tërhiqej nga një makinë ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur një tjetër makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, teksa gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se është shoqëruar drejtuesi i automjetit që po tërhiqte gomonen.