Shëngjin/ Mjeti i tyre lundrues pësoi defekt përballë ‘Ranës së Hedhun’, policia shpëton dy persona

28 Qershor 2025, 18:47 | Përditesimi: 28 Qershor 2025, 18:48

Policia Kufitare e Lezhës shpëtoi dy persona që rrezikonin jetën në det pas defektit të mjetit lundrues pranë 'Ranës së Hedhun'. Ata u nxorrën të sigurt në breg pa dëmtime.

E.H/Shqiptarja.com