Kamëz-Një sherr mes dy shoferëve ka ndodhur sot në Kamëz.
Siç bën me dije dhe policia gjatë konfliktit të dy kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Njëri prej tyre ka përfunduar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shoferi tjetër ndodhet në kërkim.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.