Një sherr mes dy djemve të mitur është regjistruar mesditën e sotme në Maliq. Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit.
Sipas informacioneve, 14 vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras.
Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15 vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë dhe sipas pretendimit të tij ky ka qenë edhe motivi i sherrit.

















