Sherr në mes të qytetit të Fierit, 29-vjeçari godet me kaçavidë 40-vjeçarin! Çfarë u gjet në vendngjarje

28 Janar 2023, 20:20

Një debat për motive banale ka shkaktuar sherr me kaçavida në qendër të qytetit të Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:20, në rrugën "Jakova Xoxa". 29-vjeçari i identifikuar si R.Ç., pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, 40-vjeçarin e identifikuar si F. Sh., 40 vjeç, i cili është dëmtuar në dorë.