Shet qilima të punuar me dorë, tregtarja në Tiranë: Çdo 14 mars dal këtu, çmimet janë të lira por njerëzit nuk i marrin

14 Mars 2023, 08:47

Ashtu si çdo vit tjetër për festën e ditës verës, edhe këtë vit, tregtarë të shumtë kanë dalë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në aktivitetin e organizuar nga bashkia e Tiranës, për të shitur produktet e tyre të ndryshme.

Një prej tyre, tregtarja e cila punon qilima me dorë, ka thënë për Report TV se në çdo 14 mars, dilte për të shitur punimet e saj, por u shpreh se nuk arrinte kurrë të merrte shpërblimin e mundit të saj.

“Çdo 14 mars, dal këtu për të shitur.  Çmimi është i lirë se nuk e marrin njerëzit. Varet nga përmasat e qilimave të punuar. Por unë djersën time nuk e marr asnjëherë pavarësisht se është punë shumë e vështirë e bërë me dorë”- u shpreh qytetarja.Shet qilima të punuar me dorë, tregtarja në Tiranë: Çdo 14 mars dal këtu, çmimet janë të lira por njerëzit nuk i marrin