Dy gra janë arrestuar nga policia këtë të mërkurë (26 shkurt 2025) pasi shfrytëzonin një 16-vjeçare për prostitucion.
Këto 2 gra, të identifikuara me inicialet S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, kishin marrë me qira 2 lokale në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni.
Në 2 lokalet e këtyre 2 tutoreve të dyshuara, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.















