Shi në Tiranë, rrugët të mbuluara nga uji! Vështirësohet qarkullimi, trafik në disa rrugë

10 Dhjetor 2022, 22:46

Reshjet intensive të shiut që nisën këtë pasdite kanë shkaktuar probleme në Tiranë në orët e darkës. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët afër zonës së 5 Majit.