Shikoni pamjet me dron të protestës në Beograd, 107 mijë vetë në shesh kundër Vuçiç

15 Mars 2025, 22:58 | Përditesimi: 15 Mars 2025, 22:58

Qindra mijëra serbë bllokuan sot sheshin Sllavija në qendër të Beogradit. Kjo konsiderohet një nga protestat më të mëdha nga koha e rrëzimit të Sllobodan Millosheviçit.

Shqiptarja.com sjell pamjet me dron të protestës ku pjesëmarrja është aq e madhe sa njerëzit kanë mbushur jo vetëm sheshin por dhe rrugët hyrëse të tij. Shikoni vetë të gjykoni sa e madhe ishte protesta sot në Beograd kundër pushtetit të Aleksandër Vuçiç. Autoritetet thanë se 107 mijë qytetarë dolën në shesh kundër Vuçiç duke thirrur: Korrupsioni vret.

r.k./Shqiptarja.com