Shintigrafia 3 muaj jashtë funksioni në QSUT, qytetaria detyrohet të shkojë në spitalin privat

19 Mars, 15:32

Linditën e gjejmë në qendrën shëndetësore të specialisteve numër 2 në Tiranë. Ka 4 muaj e diagnostikuar me tiroiden, e për të parë ecurinë e gjëndrës, nëse duhet të ndryshojë kurën e ilaçeve apo t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, i duhet të kryejë shintigrafinë, aparaturë që në QSUT nuk funksion nga janari i 2024-ës. Megjithatë 32-vjeçarja ka bërë planifikimin më datë 26 shkurt, por akoma pret. Në javë, mbi 15 pacientë presin si Lindita.