Gjirokastër- Tre persona janë vendosur në pranga pasi të organizuar si grup shisnin kanabis e kokainë të ndarë në doza në Gjirokatër dhe Sarandë.
Njëri nga të arrestuarit kishte në banesë doza të lëndëve narkotike, armë gjahu, municion luftarak, radio marrëse-dhënëse dhe mallra të kontrabanduara.
2 të arrestuarit e tjerë u kapën në flagrancë me doza të lëndëve narkotike dhe me shuma parash në valuta të ndryshme, të fituara nga shitja e dozave.