Një 53-vjeçar i cili shiste heroinë në doza është arrestuar nga policia e Fierit.
Adriatik Mone u kap në flagrancë duke i shitur doza heroine një personi i cili do të hetohet në gjendje të lirë.
Sekuestrohen doza Heroine, një sasi kanabisi në trajtë çokollate, peshore elektronike, krehër pistolete, që i posedonte 53-vjeçari, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e tij kriminale.


















