Shiste kanabis dhe mbante pistoletë, në pranga 36-vjeçari në Fier

10 Shtator 2022, 17:41

Një 36-vjeçar u arrestua në Fier pasi shiste kanabis dhe mbante armë pa leje. Pasi mori informacione për paligjshmërinë, policia gjeti në shtëpinë e 36-vjeçarit E.K., banues, doza kanabisi të gatshme për shitje, një pistoletë dhe municion, të cilat i sekuestroi si prova materiale për shkeljet.