Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë, ja kush komandohet! Pak ditë më parë u hodhën në treg 8 tonë mish pule me salmonelë

7 Prill, 12:06 | Përditesimi: 7 Prill, 15:33

Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra. Në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU e Përgjithshme. Shkarkimi vjen pak ditë pasi në treg u hodhën 8 tonë fileto pule me salmonelë, por edhe luleshtrydhe me pesticide.

I.M/Shqiptarja.com