Shkelje me tenderat, buxheti humbi 4.5 mln € në 2020, auditi i Ministrisë së Financave: Gabime në kritere dhe fondin limit! Komisioni i Prokurimit abuzoi me shpalljen e fituesve

15 Korrik 2021, 15:48

Buxheti i shtetit vitin e kaluar ka humbur 4.5 milionë euro vetëm si pasojë e shkeljeve që janë bërë me tenderat. Në një auditim të brendshëm të Ministrisë së Financave thuhet se ka pasur shkelje me planifikimin e nevojave, me përcaktimin e fondit limit si dhe është shkelur barazia e janë shpallur fitues ata që nuk e meritonin.