Shkelma, grushte e shufra hekuri ndaj kuzhinierit/ Shkak, sherri mes kunatit të tij dhe vëllezërve Luka për parakalimin e gabuar para 5 muajsh!

21 Mars 2022, 12:48 | Përditesimi i fundit: 2022-03-21 14:12:41

 Detaje nga rrahja brutale e kuzhinierit Indrit Çela të shtunën pranë Urës së Gjolës në Bubq. Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti midis vëllezërve Ernest e Donald Luka dhe Çelës ka nisur pesë muaj më parë.

Kunati i kuzhinierit dhe një person tjetër kanë rrahur fillimisht me mjete të forta dy vëllezërit për shkaqe banale të çastit, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Çela. Dyshohet se konflikti ka nisur në rrugë për shkak të një parakalimi të gabuar. Sipas policisë, në këtë sherr Çela nuk ka qenë person kyç, por kunati i tij. Ditën e rrahjes brutale të Çelës, vëllezërit Luka kanë pasur informacion se ai do të lëvizte, ndërsa e kanë pritur dhe e kanë rrahur. Mbetet e paqartë pse dy vëllezërit kanë rrahur Çelën pasi ai nuk ka qenë autori kryesor i rrahjes së para pesë muajve.