Shkodër/ Dyshohet se abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e komisariatit, në pranga 14 efektivë e ish policë! Mes tyre edhe ish-shefi i rendit

21 Korrik 2022, 20:02

14 punonjës police, ish-efektivë, si edhe punonjës të administratës në Shkodër kanë rënë në prangat e policisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar pasi dyshohet se kanë abuzuar me një tender për rikonstruksionin e godinës së policisë. Por ende nuk bëhet me dije nëse bëhet fjalë për godinën e policisë Shkodër apo atë të Malësisë së Madhe, pasi në të dyja godinat është bërë rikonstruktuar në një periudhë kohore të afërt.