Shkodër/ Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pranga për vrasje, 32-vjeçarja! Gjendet trupi i pajetë i fëmijës! Autorja e pa martuar, ua rrëfeu mjekëve planin makabër

7 Janar 2023, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2023-01-07 14:12:53

SHKODËR- Një foshnje vetëm disa ditëshe nuk ka mundur të gëzojë jetën, pasi nëna e tij vendosi t’ia merrte në mënyrën më makabër. Policia kishte marrë informacion se mbrëmjen e djeshme, 32-vjeçarja O.G,  kishte braktisur fëmijën e saj 8-ditëshe dhe kishte raportime se do e hidhte në lumin Kir. Pas informacioneve të marra, uniformat blu kanë nisur kërkimet, por për fat të keq nuk arritën që ta parandalonin si ngjarje. Pas kërkimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në  lumin u gjet i pajetë, trupi i foshnjës.