Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se i vodhën një shtetasi në rrugë çantën ku mbante 170 000 lekë dhe paketa me cigare.
Të arrestuar janë Petrit Cërriku dhe Artan Nurja, përkatësisht 39 vjeç dhe 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Gjat kontrollit në një ambient ku qëndronin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fizik ndaj Nurjes u gjetën shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.