Shkodër/ Kultivonin e shisnin kanabis, 7 persona në pranga 5 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 77 kg kanabis, doza kokaine dhe armë

16 Tetor 2022, 16:48

7 persona janë arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor ‘Qarku’ pasi u zbulua se kultivonin e shisnin  kanabis. 5 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar 77 kg kanabis, kokainë e ndarë në doza si dhe armë.