Shkodër/ Qarkullonte me kallashnikov me vete, arrestohet 56-vjeçari në fshatin Vrakë (EMRI)

8 Janar, 09:07

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë. Gjatë operacionit, shërbimet e policisë Shkodër kanë ndaluar automjetin e drejtuar nga shtetasi Agim Curraj, banues në fshatin Leporosh. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me një krehër të mbushur me municion luftarak dhe një thikë, të cilat janë marrë në cilësinë e provave materiale. Arrestimi u krye në fshatin Vrakë, si pjesë e një operacioni të organizuar për të goditur paligjshmërinë në fushën e armëmbajtjes pa leje. Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur qëllimin e mbajtjes së armëve nga 56-vjeçari.