Reshjet e dëborës, kanë përfshirë qarkun e Shkodrës. Drejtoria e Rajonit Verior në Shkodër, bënë me dije se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme.
Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.
Sipas kësaj drejtorie, në Bashkinë Shkodër ka pasur rrëshqitje dherash në aksin që lidh Thethin me Nderlysen. Në Bashkinë Malësi e Madhe, Vau Dejës, Fushë Arrëz, nuk raportohen probleme.
Ne akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët. Rrugët janë të pastruara dhe të kriposura. Qarkullimi kryhet pa probleme.