Shkodër, shfaqet rasti i parë me sëmundjen e fruthit: Një fëmijë 4 vjeç ishte vaksinuar me një dozë

8 Shkurt, 19:23

Një rast me infeksionin e fruthit është konfirmuar në Shkodër, bëri të ditur sot shefja e Epidemiologjisë, Dhurata Hysa. Në qarkun e Shkodrës rreth 13% e fëmijëve janë të pavaksinuar, ndaj epidemiologia u bën apel prindërve t’u bëjnë vaksinat e fruthit.