Shkodër/ Të shtëna me armë pranë kryqëzimit të Kirasit, 1 viktimë

18 Shtator 2022, 20:39

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Raportohet se ka mbetur i vdekur 1 person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin 'Bujar Bishanaku', pranë kryqëzimit të Kirasit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat blu për të mësuar detajet e ngjarjes.