Shkodër- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar dhe akuzuar si mbështetës të autorit të vrasjes së Valter Fjerzës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2023.
Arrestimi u bë gjatë finalizimit sot të operacionit të koduar “Bashkëpunëtori”. Kanë qenë forcat “Shqiponja” që lokalizuan dhe prangosën Aleksandër Mëhillin ditën e sotme (8 Dhjetor).
“Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç (Aleksandër Mëhilli), banues në fshatin Hot i Ri”, bëri me dije policia vendore.