Shkodër/ Vrasje pranë kryqëzimit të Kirasit, 1 person qëllohet me armë zjarri brenda lokalit

18 Shtator 2022, 20:49

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka mbetur i vdekur 1 person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në bulevardin 'Bujar Bishanaku', pranë kryqëzimit të Kirasit.