Pas 1 viti, policia e Shkodrës ka arrestuar një nga autorët për vrasjen e Valter Fjerzës, ngjarje e ndodhur më 21 shtator të vitit të kaluar në Hot të Ri. Në pranga të policisë ka rënë Luçian Mehilli, 21 vjeç. Valter Fjerza u vra pasi u fut të ndante sherrin ku ishte përfshirë i vëllai
'Si rezultat i kërkimeve dhe punës së inteligjencës policore, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në fshatin Hot i Ri, rreth 1 vit më parë.
Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim.