Shkoi për kontroll por zbuloi se kishte kancer gjiri, historia e ish-mësueses nga Fieri: Kisha besim dhe e fitova betejën

13 Tetor 2023, 15:31

Në muajin kundër kancerit të gjirit, ndërgjegjësimi është shtuar e bashkë me të, edhe rastet. Mjekja onkologe e spitalit të Fierit thotë se është ulur mosha e të prekurve me këtë lloj kanceri, ndërsa ish-pacientja Florika Boduri rrëfeu se ishte një kontroll rutinë që i zbuloi sëmundjen.