Shkolla shton virozat e stinës, çdo mjek 20 vizita në ditë! Nazaj: Kujdes me veshjet, shmangni ambientet e mbyllura

24 Shtator 2022, 16:36

Javët e para të vjeshtës, të shoqëruara me luhatje temperaturash, kanë sjellë shtim të rasteve me virozat e stinës. Mjekja e familjes në qendrën shëndetësore 10 në Tiranë, Xhentiljana Nazaj thotë se problemet e traktit të sipërm respirator , por dhe të aparatit tretës dominojnë shqetësimet e pacientëve.