Shkollat pa ngrohje në Elbasan, nxënësit: Kemi blerë rezistencë, por kemi ftohtë

18 Janar 2022, 12:11

Pjesa më e madhe e shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në qytetin e Elbasanit janë pa sisteme ngrohjeje. Në këto ditë të ftohta janari, nxënësit kanë blerë vetë rezistencat në klasa, por që nuk e ngrohin mjaftueshëm ambientin. Bashkia pranon problematikën, sidomos në godinat e vjetra arsimore ku nuk ka kaldaja.