Shkozë/ Shoferi i furgonit po shkarkonte mallrat, një person i vjedh patentën dhe lekët që kishte në portofol

16 Nëntor 2022, 18:59 | Përditesimi i fundit: 2022-11-16 19:00:47

Një vjedhje ka ndodhur mesditën e sotme në Shkozë. Ndërsa një person po shkarkonte mallrat që i transportonte me furgonin e tij nëpër dyqane, grabitësi i ka marrë patentën dhe të gjitha kartat në portofolin e tij së bashku me lekët e mallit që ndodheshin në portofol.