Shkrumbimi i autobusit në Lushnjë, këto janë pamjet e momentit kur mjeti shpërthen në flakë në mes të rrugës

1 Janar 2023, 17:45

Këto janë pamjet e shkrumbimit nga flakët të autobusit të linjës ‘Tiranë-Skrapar’. Në videon e siguruar, vihet se shoferi i cili paralajmëron drejtuesit e makinave që të mos afrohen pranë autobusit në flakë.

Fatmirësisht para se autobusi të shpërthente në flakë, shoferi ka kuptuar gjithçka dhe ka nxjerrë të gjithë pasagjerët e pranishëm së bashku me bagazhet e tyre, duke bërë që të mos ketë dëme në njerëz përveç atyre materiale.

  •