Shkrumbohet nga flakët makina në Tiranë, shkak dyshohet një defekt teknik

14 Shkurt 2023, 16:37

Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e Kinostudios në Tiranë. Gjatë pasdites së sotme, automjeti dyshohet se ka pësuar një defekt teknik dhe për pasojë është shkrumbuar nga flakët, siç duket edhe nga pamjet e siguruara.