Shkrumbohet plotësisht autobuzi i linjës Tiranë-Skapar! Shoferi nxjerr jashtë udhëtarët dhe bagazhet e tyre! Flakët u shkaktuan nga defekti në motor

1 Janar 2023, 16:12

Është shkrumbuar plotësisht autobuzi i linjës Tiranë-Skrapar. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnjë. Drejtuesi i automjetit pasi ka vënë re tymin në motor ka ndaluar dhe ka nxjerrë jashtë pasagjerët së bashku me bagazhet e tyre.