Shokoi rrjetin kur u ngjit në skenë / Klevis Hysko bën këngë me Tan Gjylën

15 Shtator, 13:13 | Përditesimi: 15 Shtator, 13:13

Nga videot e pazakonta në TikTok, ku sfidon kufijtë duke ngrënë edhe grerëza e mish kali, te një aventurë krejt tjetër në botën e muzikës. Tan Gjyla, fenomeni i rrjeteve sociale, shfaqet këtë herë në një videoklip të pazakontë krah këngëtarit Klevis Hysko. “Mos i bjer fatit me gurë” është projekti që i bashkon në një histori me humor, surpriza dhe personazhe që nuk i sheh çdo ditë në një videoklip. Por si lindi kjo ide dhe çfarë e shtyu Tan Gjylën të kalonte nga sfidat virale në ekranin muzikor? Të ftuar bashkë me këngëtarin e njohur Klevis Hysko, ndajnë në "Rreze Dielli" prapaskenat më pikante nga bashkëpunimi i tyre.

MC/Shqiptarja.com