Shokon gazetari LIVE / 'U abuzova 13 vjeç, familja nuk më besoi'

17 Shkurt, 12:29 | Përditesimi: 17 Shkurt, 12:29

Skandali i Jeffrey Epstein, tronditi opinionin publik global dhe hapi një debat të thellë mbi anën e errët të elitave në politikë, biznes dhe art. Por ndërsa bota diskuton për skandale që dalin në dritë, lind një pyetje thelbësore për realitetin tonë: çfarë ndodh në Shqipëri? A ekziston edhe këtu një kulturë heshtjeje përballë abuzimit?  Një temë e nxehtë, e ndjeshme dhe thellësisht aktuale, që kërkon diskutim të hapur dhe të përgjegjshëm. Për të analizuar këtë realitet nga këndvështrime të ndryshme, mediatike dhe ligjore, diskutojmë me panelistët e ftuar në "Rreze Dielli": Elton Tozaj, gazetar; Bitilda Mehmeti, avokate; si dhe nga Italia, Anila Halili, avokate.

Gazetari Elton Tozaj vjen me një rrëfim tronditës dhe tepër personal, duke deklaruar publikisht: “Edhe unë jam abuzuar në fëmijëri”. Ai tregon se në moshën 13-vjeçare përjetoi një traumë të rëndë, ndërsa përballja vite më vonë me paragjykimin nga familjarët dhe fisi e bëri dhimbjen edhe më të madhe. Një dëshmi e fortë që synon të thyejë heshtjen dhe të nxisë ndërgjegjësim për plagët e fshehura të shumë fëmijëve.

MC/Shqiptarja.com