Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, dy në pranga

20 Gusht 2022, 10:57

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Pas një kontrolli të ushtrua në çantën e këtyre dy personave, efektivët e policisë kanë konstatuar rreth 750 gramë kokainë, e cila u sekuestrua bashkë me tre celularë.