Shpërndante heroine në Fier, arrestohet 35-vjeçari

11 Mars 2023, 10:41

Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamete mjekësore(diazepam), të cilat i shiste në vendin e quajtur "Azotiku”, dhe në lagjen "Kryengritja", Fier.

35 vjeçari banues në Fier u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.