Shpërndante kanabis në Shkodër, arrestohet 24 vjeçari! Nën hetim babai i tij pas armës që policia gjeti në banesë (EMRI)

1 Mars 2023, 11:25

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës për shpërndarjen e lëndëve narkotike 'kanabis'. Në pranga ka rënë i riu, Ronaldo Pepaj ndërsa është vënë nën hetim babai i tij, T.P, 55 vjeç.