Shpërndarja e bonusit të pranverës nis të hënën e 3 marsit, Rama: 730 mijë pensionistë përfitojnë 50-100 euro shpërblim

1 Mars 2025, 11:34 | Përditesimi: 1 Mars 2025, 11:34

Pranvera nis me shpërblim për të gjithë pensionistët në të gjithë vendin. Nga e hëna 3 mars do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për 730,430 pensionistë.

Përmes një video në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që së bashku me pensionin mujor të tërheqin pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe banke të nivelit të dytë edhe shpërblimin e pranverës.

Më shumë se 511 mijë pensionistë do të marrin bonus 10 mijë lekë (100 euro) pasi pensioni i tyre mujor arrin deri në 20 mijë lekë dhe kategoria tjetër që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj do të marrin bonus 5 mijë  lekë (50 euro).

r.k./Shqiptarja.com