Shpërtheu me tritol hotelin në Sarandë, lihet në burg Sotir Çabiri! Mohon autorësinë: Po bëhesha gati të ikja në Angli

16 Shkurt 2023, 18:38

Gjykata e Sarandës ka vendosur arrest me burg pa afat për Sotir Çabiri 36 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale. Burime konfidenciale bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe nje kallëp tritoli i pashpërthyer, ndërkohë qe ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se autori ka përdorur 50 kg për shpërthim