Shpërthim i fuqishëm në Laç/ I vihet tritol banesës së Skënder Likës, djali i tij në 2021 vrau biznesmenin Rakip Roli! Dëmtohen edhe banesat përreth

10 Mars 2023, 08:31 | Përditesimi: 10 Mars 2023, 15:23

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Banesës së Skënder Likës, i është vendosur një sasi e madhe tritoli, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në shtëpinë e tij, por edhe në banesat përreth! Nuk ka të lënduar në njerëz

    r.k./Shqiptarja.com